DURRËS- Një 45-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Abc News mëson se viktima ka qenë duke bërë dush, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.
ADVERTISING
“Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.