Procesi gjyqësor kthehet në “vetëgjyqësi”, 30 persona sulmojnë me thikë dy të tjerë


Një ngjarje e rëndë, e cila sipas dëshmive të para të policisë i atribuohet motiveve të tifozëve, ka ndodhur pak më parë pranë Gjykatës së Apelit të Athinës në kryqëzimin e rrugëve Ragavi dhe Loukareos, sipas mediave greke.

Rreth tridhjetë persona kanë sulmuar dy persona të tjerë jashtë një kafeneje, i kanë rrahur dhe njërin e kanë plagosur me thikë në kofshë. Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shpërndarë sulmuesit duke përdorur kimikate.

Informacionet bëjnë me dije se autoritetet kanë arrestuar 4 persona.

I plagosuri është dërguar në spital.

Bëhet me dije se në momentin e ngjarjes, në Gjykatën e Apelit të Athinës po zhvillohej një proces gjyqësor për dhunë nga tifozët.