Me ftesë të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, Presidenti i Kinës Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi nga data 20 deri më 22 Mars. Që pas vizitës së tij më t fundit në vitin 2013, sërisht Xi Jinping e bën rusinë si destinacionin e tij të parë të vizitave zyrtare jashtë vendit pasi është rizgjedhur si Presidenti i Republikës Popullore të Kinës në mandatin e tij të tretë.

Protokolli presidencial parashikon bashkëpunime të ndërsjellta mes kinës dhe rusisë në këtë takim, ku do të ketë jo përfitime mes dy vendeve, por edhe besim tek komuniteti ndërkombëtar për probleme të forta. “Do të jetë një vizitë zyrtare për paqe, miqësi dhe bashkëpunim”, deklaron zyra e presidentit.

Duhet theksuar se drejtuesit e shteteve të rusisë dhe kinës kanë mbajtur marrdhënie shumë miqësore me njëri-tjetrin, ndërkohë që të dy liderat do të vizitojnë vendet respektive të paktë një herë në vit.

Kina është një nga vendet e rralla që ka ndërtuar dhe po mundohet të arrijë të shuajë krizën mes Rusisë dhe Ukrainës në mënyrën e vet paqësore, duke bërë që konflikti i nisur prej një viti të gjejë përfundimin e tij dhe vizita në Rusi e presidentit Xi është mjaft e rëndësishme në këtë aspekt.