Selim Iljazi

Varfëria ekonomike e social-kulturore e vendit i detyron të rinjtë shqiptarë të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë Maqedonis së Veriut.
Mungesa e standardeve të larta në arsim, mundësitë e pakta për punësim, pagat e ulëta, mungesa e profesionalizmit, etj, të gjitha këto janë arsye legjitime për tu larguar nga Fshati Çegran. Çegrani një fshat më i madhi në Maqedonin e Veriut, me mbi 13 mij banor, përballet edhe me shkallë të lartë të papunësisë, por edhe me mungesën e perspektivës për të rinjtë, është një i ri Çegrani, i sapodiplomuar në Universitetin
e Tetovës. Ai punon në një firm private, por synimet e tij për të ardhmen janë të tjera, ajë është në pritje të marrjes së vizës që të largohet nga këtu. Nuk e kam gjetur perspektivën në Maqedonin e Veriut, thjesht jam një person që vazhdimisht kërkoj dhe mendoj se në Evropën perëndimore mund ta gjej vetën. Kam provuar ta gjej vetën edhe këtu, por jo.
Që t’i mbash njerëzit në vend, duhet t’u ofrosh ekonomi. Këtu kanë zgjedhur t’u tregojn përralla politike. Rinia nuk ka besim tek partitë politike shqiptare, rinia e vlerëson me zero pikë punën e pushtetit vendor. Rritja e mosbesimit ndaj politikës dhe konfliktualitetit që ushtroi ngërçi parlamentar e politik, krijuan terrenin e mosbesimit. Arsyeja tjetër që ikin është pikërisht sepse ata e perceptojnë gjendjen si të pandryshueshme, kanë një mur përpara syve që nuk dinë si ta hedhin, është një dorëzim para një gjendjeje të papërballueshme, që nuk është
thjesht pakënaqësi, por është depresion social, një shkëputje shpirtërore nga vendi si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen. Kjo është kaq e fortë, saqë dhe individë apo familjarë me gjendje ekonomike të mirë, janë duke bërë të njëjten gjë, pra gjendja është me të vërtetë shqetësuese.
Ky fenomen, nuk është krizë personale për secilin të ri që largohet nga Çegrani, por është një krizë sistemi që përfshin të gjithë vendin.
Shumë kohë jemi duke prit që t`i afrohemi Europës, ndërkohë që ajo që konstatohet, është se ne i jemi më shumë larguar se sa afruar, dhe për të rinjtë Europa apo vende të tjera ruhen akoma në mendjen e tyre dhe emocionalisht si destinacione shpëtimi.
Maqedonia e Veriut është vend ku: persona të pafajshëm viktimizohen, padrejtësia në organet e drejtësisë, institucione arsimore të mbushura me njerëz të pa arsimuar, spitale që edhe vizitorët e pacientëve sëmuren e lëre më të sëmurit që shpresat e shërimit i kanë te lutjet te ZOTI. Këto dhe shumë faktorë të tjerë dëshmojnë se rinia nuk po largohet por po dëbohet nga mungesa e funksionimit normal të një shteti ashtu si duhet.