Pas Ronaldos dhe Neymar, Jori zbulon një tjetër futbollist që e ka ngacmuar

Duke biseduar me banorët për futbollistët, Jori ka treguar se një ndër futbollistët që i ka shkruar ka qenë Balotelli.

Ajo u shpreh se ai nuk i pëlqen, por e konsideron “të sjellshëm”.

Ndërkohë pak kohë më parë modelja tregoi se ka takuar edhe Ronaldon me Neymar. Jori tregoi se Ronaldo e ka ngacmuar gjithashtu.
“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Cristiano nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’. Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore. Gjymë milioni ose një million. Më pas mora telefonin, u ula në një cep dhe fillova të flisja me të dashurin që kam pasur në atë kohë, quhej Simone. I thashë që po pres të bëj sportin dhe e kam me Cristiano Ronaldon. Më mori direkt në telefon dhe më tha: ‘Oo ti tani do më lësh mua, ti e di që ai është ndyrësirë’.

I thashë të rrinte i qetë sepse unë nuk ia varja, ndërsa ai më thoshte ‘ai është ndyrësirë, shkon me shumë femra’ por unë i thoja se është i martuar me Georginën. Në kontratë thuhej se ne nuk mund t’i flisnim Ronaldos, vetëm nëqoftëse na fliste ai ne. Por ta dish çfarë më bëri mua ai. Ndërkohë që Neymari u tregua super profesionist, Cristiano më ngacmonte duke prekur flokët e mia me shpatën që kishte në dorë dhe më tha ‘Ciao bella’ dhe unë thjesht qeshja përbrenda sepse s’mund t’i flisja. Më prekte flokët dhe unë rrija”, tregoi modelja.