Osmani e Kurti reagojnë pas vendimit për vizat

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe pritet që më 1 janar 2024 vendit tonë t’i hiqet regjimi i vizave.

Këtij fakti i janë gëzuar edhe dy krerët kryesorë të shtetit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilët me anë të postimeve në Twitter e kanë përshëndetur vendimin e sotëm të këtij organi të BE-së.

“Një hap më afër: I kënaqur nga vendimi unanim i Këshillit të BE-së sot në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, shkroi kryeministri Kurti.

Këtë vendim e ka vlerësuar si shumë të merituar për qytetarët e Kosovës edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Duke i përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitim për qytetarët dhe vendin më të rinj të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, u shpreh ajo në llogarinë e saj në Twitter.