Kryetari i Lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviq i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orlliq, që urgjentisht të caktojë një seancë të posaçme për temën e marrëveshjes franko-gjermane, para takimit të ardshëm mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Ohër më 18 mars.
“Kjo temë diskutohet jo vetëm në Bruksel, por edhe në shumë vende të tjera të botës, madje edhe në parlamentin e Prishtinës, por jo vetëm në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë”, tha Obradoviq në një deklaratë, shkruan N1, përcjell Klankosova.tv.
Ai e ftoi presidentin serb që të vijë në kuvend dhe të shpjegojë para deputetëve se çfarë ka pranuar në Bruksel, siç ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Josep Borrell, “pa e mohuar asnjëherë Vuçiqin”.
“Nuk ka dyshim se kjo është marrëveshja që Protokolli Diplomatik i BE-së e bëri publike pas përfundimit të negociatave të Brukselit të hënën në mbrëmje dhe se ky dokument që e trajton Kosovën si një vend tjetër, nuk do të negociohet më. Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë kushtetuese për të vendosur për këto tema dhe as nuk është miratuar ndonjë platformë negociuese për Kosovën në këtë mbledhje të Kuvendit Kombëtar”, tha Obradoviq.