Nesër do të jetë dita e fundit e Fatmir Humollit si pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Humolli, i cili është shprehur vazhdimisht i pakënaqur me partinë e kryeministrit Albin Kurti, prej nesër do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.Në një bisedë për Paparacin, ligjvënësi tregoi se ka paralajmëruar kohë më parë që kur do të bëhen dy vite të Qeverisë Kurti, ai nuk do të jetë më pjesë e deputetëve të LVV-së.“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur”, tha Humolli.“Qeveria ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që besoj unë. Unë kam paralajmëruar se kur të bëhen dy vite qeverisje, unë do të largohem nga grupi i deputetëve të LVV-së”.Ai u shpreh se beson se “më mirë se i shohim ne gabimet, s’ka mundësi t’i shoh askush”, teksa foli për raportin e Departamentit të Shtetit, ku theksohet korrupsioni qeveritar në Kosovë.Megjithatë, Humolli shpjegoi se ka pasur një dakordim para se të garojë për deputet, që të ketë investimet në sektorin e bujqësisë, për çka siç thotë ai, deri më tani nuk është realizuar nga Qeveria Kurti.Kësisoj, ai theksoi se ka pasur tri kërkesa të realizohen përmes programit qeverisës.Meqenëse nuk janë realizuar, Humolli shprehet se ka zgjedhur që t’i ndajë rrugët me partinë në pushtet.“Unë kam pas një dakortësi para se me hy në listë për deputet për investime në bujqësi dhe blegtori qeveria nuk e ka realizuar marrëveshjen time me [kryeministrin] Albin Kurtin dhe [ministri i Infrastrukturës] Liburn Aliun”, tha ai të martën.“Kemi kërkuar që mos të krijohen përçarje në popull dhe e treta me respektue qytetarin e Kosovës duke i siguruar jetë më së paku një shuajt në ditë”.Krejt në fund, Humolli u shpreh se Qeveria Kurti ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që beson vetë ai.Ai vazhdimisht ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ishte deputeti i vetëm i LVV-së që kishte votuar pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.Mes tjerash, ai kishte deklaruar se nuk do ta votojë asnjë ligj të propozuar nga LVV-ja deri në momentin kur bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- LSDM: Gjykata konfirmoi lirimin e Janevës, skenari i VMRO-DPMNE-së po bëhet realitet
- Sonte ndizen dritat e bredhit në sheshin e Shkupit
- E dhimbshme: Ky është polici që vdiq sot në Prishtinë
- Vazhdojnë hetimet për rrahjen brutale në shkollën e Sarajit, kërkohet bashkëpunim më i madh për parandalimin e dhunës
- Apeli e rriti në 13 vjet dënimin me burg për Vasil Jovanovin
- Kroacia do të ndërtojë një qendër për mbetje radioaktive pranë kufirit me Bosnjën
- Në Fakultetin Filozofik të UT-së u prezantua veprimtaria dhe misioni i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë
- Digjet shoferi i mjetit në Llogara, policia: Viktima nuk është identifikuar ende
- Ulen çmimet e karburanteve nga mesnata
- Kryeparlamentari Gashi thotë se nesër do ta shqyrtojnë shkarkimin e kryeprokurorit Kocevskit