Aventura e Antonio Conte në stolin e Tottenham duket se është drejt përfundimit të parakohshëm.
Siç raporton “The Telegraph”, ndarja zyrtare do të arrijë brenda kësaj jave. Pas shpërthimit të së shtunës për barazimin me Southampton, situata u përshpejtua deri në vendimin e pronarit Levy. Fjalë të ashpra kundër mentalitetit të lojtarëve, ku me të cilët përcarrja tashmë është kryer.
Conte, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor, kishte shprehur tashmë vullnetin për të mos rinovuar kontratën me Spurs dhe kështu drejtuesit londinez parashikuan divorcin të sigurt prej disa muajsh. Levy me siguri e ka kuptuar se deri tani përçarja mes trajnerit dhe lojtarëve është e rëndë dhe duhet të nxitojë për të gjetur një trajner tjetër që vendin i katërt mos të zbehet.
Conte, pasi i dha dy ditë pushim skuadrës, u kthye në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij dhe në këtë pikë ai do të kthehet në Londër vetëm për të zbrazur dollapin e tij.