Ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro shkaktoi komente të shumta nga publiku pasi u zbulua se ai mbante një armë në brez gjatë një daljeje publike, raportoi AP.
Ziobro ishte duke vendosur një kurorë me lule në një ceremoni në Poloninë qendrore kur u zbulua se mbante një pistoletë Glock.
në rrjetet sociale shërthyen kritikat ndaj ministrit, por mbështetësit shtuan se Ziobro, i cili është prokuror i përgjithshëm, kishte marrë kërcënime me vdekje.
Ziobro tha se ai ka një leje për të mbajtur një pistoletë dhe për t’u praktikuar në poligonin e qitjes, si një formë sporti.
Ai shtoi se armën e kishte me vete sepse alternativa e tij ishte ta linte në makinë, gjë që nuk lejohet.