Nikolla Gruevski mbetet të përgjigjet edhe për nëntë lëndë para gjykatave vendore dhe edhe një herë do të parashtrojë kërkesë për eksradimin e tij, deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Në brifingun me mediat, Lloga theksoi se në kërkesën me shkrim do të theksohet se ai do të akomodohet në të ashtuquajturën Qeli e Hagës edhe në burg edhe në paraburgim.

“Besoj se do të jenë të pranueshme për institucionedt hungareze, se ata i plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare”, deklaroi Lloga.

Theksoi se qëndrimin e tij e ka thënë edhe në takimin me ambasadoren e Greqisë ku janë arratisur Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski dhe se është e palejuar që vendet evropiane si Greqia dhe Hungaria të mos ndihmojnë në kthimin e besimit.

Lidhur me kërkesën e Grupit të Kumanovës për transfer në Kosovë, Lloga tha se një pjesë e tyre nuk kanë qenë të plota dhe janë kthyer që të riformohen.

“E kam kërkuar dosjen të ndërlidhur me transferin e Grupit të Kumanovës. Pjesa më e madhe këtyre kërkesave nuk janë sipas asaj që e parashikon ligji. Mbeten të paktën dhjetë hapa deri në transferin e tyre në Kosovë”, deklaroi Lloga, duke theksuar se edhe për këtë çështje do të duhet pajtueshmëri nga dy palët.

Lloga gjithashtu theksoi se do të ketë takim me kolegun kosovar dhe do të bisedojë për këtë problem dhe për të gjitha problemet tjera, siç janë edhe ekstradimi për rastin “Monstra”.