Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me rastin e & Marsit, Ditë kjo e Mësuesit, ka dërguar pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.
Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar mësuesit dhe njëherësh ka kujtuare edhe 25-vjetorin e rënies së heroit Adem Jasharit, raporton Zeri.info.
“Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit. Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”! Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë. Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25-vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet. Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve”, shkroi Meta.