Mes rastesh të shumta dhe dominimi,Maqedonia e Veriut U-16,humb me penalti të dyshimtë ndaj Bullgarisë

Pas fitores së parë ,Maqedonia e Veriut U-16 ka pësuar një humbje minimale të padrejtë ndaj Bullgarisë nikoqire përmes një penaltie të dyshimtë shkruan Tetovasot.

Ndeshja është dominuar mes shumë rastesh shënimi për të zgjedhurit e Dashmir Bearit por të pakonkretizuara.

Maqedonia e Veriut në këtë përballje ka treguar vlerat e veta të kësaj gjenerate shumë të mirë ndërsa një ndeshje të mirë ka bërë sulmuesi kryesorë Hisar Ali Cali që vazhdon të jetë në formacionin bazë.
Maqedonia e Veriut po qëndron prej disa ditësh në Bulgari në një turne të fortë ku marrin pjesë disa kombëtare përfshirë edhe atë të Kosovës U -16.
Ata do qëndrojnë në Albena edhe katër ditë ku do zhvillojnë edhe ndeshje të tjera.Tetovasot