Mbi 50 mijë viktima nga tërmetet në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmetet që kanë goditur Turqinë jugore në muajin e kaluar është rritur në 50 mijë e 96, tha të hënën një zyrtar nga agjencia e fatkeqësive të vendit.

Kreu i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer u shpreh se 107 mijë e 204 njerëz janë lënduar.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë goditur 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo