Marrëveshja Kosovë – Serbi, PSD e Dardan Molliqajt fton në protesta më 25 Mars


Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, është e dëmshme për Kosovën.

Në një konferencë për medie, të thirrur të dielën, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

Për këtë, PSD-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit.

Molliqaj tha se “vetëmenaxhimi për komunitetin serb”, i cili po shitet nga Kurti si një e arritur për Kosovën, në fakt është edhe më e dëmshme se Asociacioni.

“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.

“Pas Ahtisari Plus tani po ofrojmë Asociacion plus”.

Sipas tij, Serbia ka shënuar fitore të madhe dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.