Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, është e dëmshme për Kosovën.
Në një konferencë për medie, të thirrur të dielën, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.
Për këtë, PSD-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit.
Molliqaj tha se “vetëmenaxhimi për komunitetin serb”, i cili po shitet nga Kurti si një e arritur për Kosovën, në fakt është edhe më e dëmshme se Asociacioni.
“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.
“Pas Ahtisari Plus tani po ofrojmë Asociacion plus”.
Sipas tij, Serbia ka shënuar fitore të madhe dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.