Manasievski i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan priti në takim ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasievski.

Në takimin në Kompleksin Presidencial në Ankara, ambasadori Manasijevski i dorëzoi Erdoganit letrat kredenciale.

Më pas Manasijevski bashkë me disa punonjës të ambasadës realizuan një fotografi kujtimi me presidentin Erdogan.