LRE regjistrohet në KQZ. Arian Galdini vijon mbledhjen e firmave për kandidimin për Kryetar Bashkie i Tiranës
Partia Lëvizja e Re (LRE) ka bërë dorëzimin e dokumentacionit pranë KQZ për regjistrimin e këtij subjekti politik për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit.
Kryetari i LRE Lëvizja e Re z. Arian Galdini u shpreh në një deklaratë për mediat para hyrjes qendrore të KQZ, se: “LRE regjisgrohet si një parti e re, si një mundësi e re dhe si një alternativë e re në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Ka ardhur koha kur pluralizmi shqiptar duhet të marrë kuptim, jo nga rithemelimi i partive të vjetra, por nga lindja dhe konkurimi i partive të reja, jo nga riciklimi i figurave të vjetra e të stërkonsumuara, por nga hyrja në sfidë e njerëzve që nuk kanë asnjë mëkat e dëm ndaj shqiptarëve mbi shpinën e në historinë e tyre, jo nga ish- komunistët dhe ish Fuksat e Sigurimit të Shtetit që sot metamorfozohen në konservatorë e sovranistë, por nga njerëz të cilët e kanë krejt natyral identitetin e tyre dhe e kanë me zgjedhje doktrinore e parimore. LRE do të synojë të konkurojë si parti e djathtë dhe opozitare në zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë, unë si Arian Galdini dhe si Kryetar i LRE, shpreh këmbënguljen time për të konkuruar në zgjedhjet e 14 majit 2023, si kandidat i djathtë për Kryetar Bashkie i Tiranës. Jam i gëzuar e shpreh vlerësimin tim maksimal për të gjithë kandidatët e sapopërfshirë në garën për Kryetar Bashkie. Kandidatët e rinj dhe të partive e nismave të reja, janë një pasuri e vlerë e çmuar demokratike dhe e garës së Tiranës. Por ndjej keqardhje që gara deri tani është ende monokolor, pasi Erion Veliaj është kandidat i majtë socialist, Belind Këlliçi është politikani i djathtë i Rithemelimit të drejtuar nga ish Komunisti Sali Berisha dhe ish Socialisti Ilir Meta, e dy të rinjtë e tjerë të dy partive të reja janë po ashtu të deklaruar si të majtë. Kësisoj në garë sot për sot i vetmi kandidat i djathtë në garë për Bashkinë e Tiranës, është Arian Galdini. Mirëpres e vlerësoj pamasë Lajla Përnaskën si një politikane e intelektuale dhe aktiviste e shkëlqyer e së djathtës. Së paku unë dhe Lajla Përnaska do ti japnim sadopak balancë garës monokolor me gjithë të majtat dhe kandidatët e tyre në Tiranë.”
Video:
https://we.tl/t-7bPnxTxvev