Lotët e dashurisë, Kiara flet pas daljes nga Bigu: Më ka ikur një pjesë e mirë e shpirtit


Moderatorja Kiara Tito flet foli sot për rrugëtimin e saj në “Fan Club”, pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP 2”. Në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot.

Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin. ”Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara. E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se “nuk kam për çfarë të bëhem pishman”.

Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta. “Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është mëse normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”.