Lavrov: Perëndimi nuk dëshiron që lufta të përfundojë, ka interesa në Ukrainë

Sergei Lavrov ka akuzuar aleatët se nuk duan t’i japin fund armiqësive në Ukrainë.

“I fundit që vërtetoi se Perëndimi nuk dëshiron që lufta të përfundojë është Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ditët e fundit tha se një armëpushim do të ishte në interes të Federatës Ruse dhe kjo nuk mund të lejohet.

Është e vështirë për mua të them se në çfarë bazohet një analizë kaq e cekët”, tha ministri i Jashtëm rus.

“I vetmi supozim që ne mund të bëjmë është se Perëndimi nuk dëshiron ta ndalë këtë luftë, pasi ka interesat e veta gjeopolitike. Para së gjithash, dëshiron të eliminojë një tjetër konkurrent në skenën botërore”, vazhdoi Lavrov.