Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka uruar të gjith. besimatarët e njëkohësisht duke transmetuar mesazhe tolerance e mirëkuptimi.
Ja urimi i plotë:
Të nderuar besimtarë të fesë Islame,
Në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj që këtë muaj ta kalojmë duke transmetuar mesazhe tolerance e mirëkuptimi.
Ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara gjatë këtij muaji të bekuar.
Menduh Thaçi
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare