Kroacia dhe Uellsi e kanë nisur me barazim kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar mes tyre në stadiumin “Poljud” përfundoi me rezultatin 1:1.
Për të dy kombëtaret ishte kjo ndeshja e parë në kuadër të Grupit D.
Kroatët kaluan në epërsi në minutën e 28-të pas golit të shënuar nga Andrej Kramaric.
Por, të përzgjedhurit e Zlatko Dalicit nuk ia dolën ta mbanin këtë avantazh deri në fund.
Në minutën e 93-të ishte Nathan Broadhead që shënoi për t’ia siguruar së paku një pikë uellsianëve.
Uellsia dhe Kroacia ndajnë pozitat dy dhe tre me nga një pikë.
Më 28 mars, Uellsi do të jetë nikoqir i Letonisë, kurse Kroacia do të luajë në udhëtim kundër Turqisë.