Kovaçevski në shëtitje me Vuçiqin dhe Bërnabiqin përgjatë Savës në Beograd

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren Ana Bërnabiq e filloi vizitën e tij zyrtare në Beograd me shëtitje në shëtitoren përgjatë Savës në Beograd.

“Vizitën time e filloj me një shëtitje të këndshme të përbashkët nëpër shëtitoren e bukur përgjatë Savës në Beograd. Ndamë mendime për miqësinë e fortë, bashkëpunimin, partneritetin mes dy vendeve tona si dhe vizionin për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Presidenti serb Vuçiq në Instagram publikoi një fotografi nga shëtitja dhe shkroi se me krenari i tregon kryeministrit Kovaçevski se sa është ndërtuar Beogradi.

“Thonë se gjatë një shëtitjeje të mirë bëhen planet më të mira dhe zhvillohen bisedat më të këndshme. Derisa me krenari po i tregoj mikut tim Dimitar Kovaçevski se sa shumë është ndërtuar Beogradi, ne po shkëmbejmë mendime për zgjerimin e nismave ‘Ballkani i hapur’, ‘Rruga e BE-së drejt rajonit tonë’, pozicioni dhe perspektivat e Ballkanit Perëndimor në hartën gjeopolitike të Evropës dhe botës, por edhe për planet për takimet e ardhshme dhe projektet e reja për t’u lidhur”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është për vizitë zyrtare në Serbi dhe e kryeson delegacionin nga Maqedonia e Veriut të përbërë nga disa ministra. Gjatë vizitës nesër do të nënshkruhen tre memorandume për bashkëpunim.

Kovaçevski në shëtitje me Vuçiqin dhe Bërnabiqin përgjatë Savës në Beograd

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo