Kosova U-16 e pafuqishme ndaj Maqedonisë së Veriut U-16 të Dashmir Bearit.Gol dhe asistim i Hisar Ali Cali


Maqedonia e Veriut U – 16 ka dominuar me rezultat të thellë ndaj kombëtares së Kosovës më mjë turne të madh të futbollit që prej dhjetë ditësh po mbahet në Bullgari shkruan Tetovasot.

Të përzgjedhurit e trenerit Dashmir Beari që po bën një punë të shkëlqyer me këtë gjeneratë ,kanë arritur të mposhtin Kosovën me rezultat të thellë 5:1.

Një gol dhe një asistim në këtë përballje ka bërë lojtari kryesorë Hisar Ali Cali që ka shpërfaqur një ndeshje të bukur .
Nga tre ndeshje,Maqedonia e Veriut ka fituar dy përballje dhe ka humbur vetëm një lojë me një penalti të dyshimtë ndaj vendasve të Bulgarisë në turneun e mbajtur në Albena.Tetovasot