Kosova i vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner


Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka emëruar Bordin e ndërmarrjes Infrakos.

Edona Nahi u zgjodh në krye të ndërrmarrjes teksa Genc Hundozi, Besarta Zuka e Fitim Raci janë zgjedhur anëtarë nga komisioni vlerësues në mesin e 48 kandidatëve.

11:39 – Qeveria miraton shpronësimin e 18 zonave për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin e 18 pronave kadastrale për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Alou tha se zonat kadastrale që pritet të shpronësohen janë Bërnicë e Epërme, Bardhosh, Lebanë, Trudë, Prugoc, Besi, Vranidoll, Tenezhdoll, Lupç i Poshtëm, Shakovicë, Llugë, Lluzhan, Penuhë, Siboc i Epërm, Gllamink, Llapashticë e Poshtme e Podujevë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rruga nacionale Prishtinë – Podujevë është prioritet i qeverisë.

“Por me qëllim të realizimit të të drejtave të pronarëve të pronave, pas përfundimit të elaboratit të shpronësimit, qeveria me miratimin e këtij vendimi fillon procedurën e shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i kësaj rruge për 18 zona kadastrale të komunës së Prishtinës dhe të Podujevës”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

11:37 – Kurti numëron sukseset e qeverisjes, s’përmend marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë foli gjerë e gjatë për punën e tij teksa nesër shënon dyvjetorin e qeverisjes.

Kurti foli për pandeminë COVID-19, vështirësitë për të siguruar vaksina, krizen energjetike, inflacionin ekonomik e agresionin rus në Ukrainë, njofton Klankosova.tv.

Por, Kurti në asnjë vend nuk përmendi procesin e dialogun e as marrëveshjen e arritur me Serbinën për planin evropian.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë. Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë”.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

“Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto dy vite ka qenë prej 7%, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për dy vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë.Buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”, tha Kurti.

Kujtojmë se pas takimit në Bruksel më 27 shkurt, kryeministri Albin Kurti, në takimin e përbashkët në Ohër me përfaqësues të Bashkimit Evropian, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars, ranë dakord për aneksin për zbatimin e marrëveshjes së propozuar nga BE-ja, por nuk pati nënshkrime, njofton Klankosova.tv.

11:21 – Kosova i vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner

Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e reja ndaj grupit kriminal rus, Wagner.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre.

“MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, është shprehur Bislimi, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ShBA-të sanksionuan tetë individë të këtij grupi, 16 subjekte dhe katër avionë, duke degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.

11:20 – Qeveria ndan mbi 305 mijë euro për gazetarët ukrainas e afganë të strehuar në Kosovë

Qeveria ka ndarë 305 mijë e 710 euro për gazetarët ukrainas e afganë që janë të strehuar në Kosovë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo ndarje është për vitin 2023 dhe u bë me kërkesë të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njofton Klankosova.tv.

Murati, mes tjerash, tha se këto mjete do të merren nga shpenzimet e paparashikuara – kategoria rezerva.

11:16 – Përmirësimi i sistemit energjetik, qeveria miraton huazimin e mbi 25 milionë eurove nga kompania gjermane

Qeveria e Kosovës ka miratuar huazimin e 25.5 milionë euro nga kompania KfW , Frankfurt Am Main, për përmirësimin e sistemit energjetik.

“Kërkohet huazim prej 25.5 milionë euro nga KFW që më pas do të rihuazohet tek KOSST-i për realizimin që ka për qëllim përmirësimin e sistemit energjetik të transmetimit”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Miratimi u bë nga i gjithë kabineti qeveritar.

10:56 – Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa nesër bën dy vjet prej zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka folur rreth punës së bërë deri tash.

Kurti specifikisht u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar, për të cilën tha se ishte e vështirë – por jo e paarritshme, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurt, mes tjerash, ka numëruar edhe suksese e sfidave përgjatë dy vjetëve, ku u ndal tek pandemia COVID-19.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë.Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë”.

Kurti, mes tjerash, foli edhe për krizën energjetike, inflacionin dhe luftën në Ukrainë.

“Në fund të vitit 2021, kontinenti i Evropës po ballafaqohej me energji-elektrike, më pak energji në treg nënkuptonte rritje të çmimit.Fillimi i vitit 2022 përshkoi Evropën, por jo befasisht. Agresioni publik dhe diplomatik ndaj Ukrainës më 24 shkurt mori atë ushtarak-tradicional. Energjia elektrike qe mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara njëra në fillim e tjetra në fund të zhvillimit, ndikuan drejtpërdrejtë në inflacion”.

“Në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë-elektrike dhe ndaj produkteve, zhveshi paturpësisht këtë qeverisje. Vendi kishte nevojë për rikthim, rikuperim e ringjallje”.

“Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto dy vite ka qenë prej 7%, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për dy vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë.Buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”,tha Kurti.