Interit i mjafton fitorja në ndeshjen e parë, eliminon Porton dhe kalon në çerekfinale të LK
Interi ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi i mjaftoi barazimi sonte në ndeshjen e kthimit ndaj Portos, për të vazhduar rrugëtimin në garën më prestigjioze për klube.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Dragao” përfundoi baras dhe pa gola.
Portugezët e dominuan ndeshjen me posedim dhe raste, por nuk ia dolën assesi të shënonin, teksa në fundin e ndeshjes ishte shtylla që ia mohoi golin në dy raste.
Vlen të theksohet se sulmuesi i vendasve, Pepe, u përjashtua nga ndeshja në fundin e saj, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kësisoj, “Nerazzurrët” kalojnë tutje falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
Interi kundërshtarin e fazës çerekfinale do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.