DIVJAKË– Një 60-vjeçar, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët në muajin janar është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Korie në Divjakë.

Policia thotë se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

“Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njofton policia./abcnews.al