Mariano Diaz është një nga lojtarët që do të përfundojë kontratën me Real Madrid më 30 qershor.
Klubi i “Los Blancos”, i cili prej vitesh tenton të heqë qafe sulmuesin, nuk po mendon në asnjë rrethanë të rinovojë kontratën me të dhe për rrjedhojë, nga 30 qershori, Mariano do të jetë një lojtar i lirë.
Pavarësisht se ai nuk ka luajtur pothuajse në vitet e fundit, ka skuadra të interesuara për të dhe sipas “Fichajes.net”, destinacioni i sulmuesit mund të jetë Italia. Ky portal i specializuar për transferimet shpjegon se Atalanta, Lazio dhe Torino janë shumë të vëmendshëm ndaj lojtarit për verën e ardhshme. Mariano këtë sezon ka luajtur vetëm 51 minuta në total.
Padyshim që fakti që nuk duhet të paguajë një shumë për transferimin e tij e bën më tërheqë këtë gjë.