Vizat 2024 – Ku duan të shkojnë kosovarët pas liberalizimit?

Një hulumtim i ri tregon se Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët

⦁ Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar (28.75%), e përcjellur nga Gjermania (21.5%) dhe Suedia (4.82%).
⦁ Një pjesë e madhe e përdoruesëve (54.77%) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës.
⦁ Çuditërisht, Austria radhitet e 4-ta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.

Çështja e vizave ka qenë një ndër temat më të përfolura ndër vite, dhe hulumtimi i kryer nga dua.com ka nxjerr në pah disa të dhëna interesante për vendet më të pëlqyera për t’u vizituar nga kosovarët – në kohën ku liberalizimi i vizave nuk ka hyrë në fuqi ende.
Përdoruesit e aplikacionit të dua.com e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.
Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesëve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Jo vetëm që rezultatet e këtij hulumtimi vijnë në kohën e duhur – me negocimin e heqjes së vizave me 1 janar 2024 – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim mbi interesin e kosovarëve për vendet që duan të vizitojnë nëpër botë.
Një përqindje befasuese – prej rreth 54.77% e përdoruesëve kosovarë – preferojnë rajonin gjermanofolës, duke e bërë atë rajon shumë të popullarizuar.

Nga 183 shtetet e përfshira, Zvicra u rendit e para në listë.
Isabelle Moret – presidentja e Këshillit Kombëtar në Zvicër – ka shprehur në një deklaratë për shtyp se: ‘’Zvicra ka një diasporë nga 180 deri 250 mijë kosovarë”

Kjo reflektoi edhe në rezultatet të cilat rankuan shtetin e Zvicrës si preferencën e parë duke treguar kështu lidhjen e ngushtë të kosovarëve me Zvicrën.
Përpos kësaj, nuk munguan në listë dhe shtetet si: Gjermania, Suedia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Norvegjia dhe Belgjika.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se grupmoshat që udhëtojnë më së shpeshti janë 25 deri në 34 vjeç, rezultat ky që hodhi dritë mbi preferencat e të rinjëve të Kosovës.

Rankimi Shteti Qyteti më i preferuar
⦁ Zvicra Cyrih
⦁ Gjermania Mynih
⦁ Suedia Stokholm
⦁ Austria Viena
⦁ Franca Paris
⦁ Shtetet e Bashkuara të Amerikës Nju Jork
⦁ Mbretëria e Bashkuar Londra
⦁ Italia Milan
⦁ Norvegjia Oslo
⦁ Belgjika Bruksel

Duke komentuar mbi rezultatet, Eduard Luta – zëdhënësi i dua.com – ka thënë:

‘’Ky hulumtim ofron njohuri të vlershme mbi preferencat e kosovarëve për vendet e preferuara për t’u vizituar pas liberalizimit te vizave. Përveç kësaj, të dhënat e mbledhura dhe të analizuara do të jenë të dobishme dhe për njerëzit që ende nuk kanë vendosur se cilat vende duan të vizitojnë prej vitit 2024 e tutje.’’

Kujtojmë se më 18 Prill do të votohet në Kuvendin Evropian liberalizimi i vizave dhe qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në 26 vendet e zonës Shengen që nga 1 janari i 2024-s. Sipas këtyre të dhënave, mund të parashikohet se ku do të udhëtojnë shumica e të rinjve të Kosovës pas liberalizimit të vizave, gjë që mund të shkaktojë një valë tjetër migrimi drejt vendeve të Evropës Qendrore, pasi afiniteti vjen edhe nga të afërmit që kanë.

Detajet e të dhënave: Metodologjia mbrapa hulumtimit.

Hulumtimi ka përfshirë në total 163,629 përdorues kosovarë të aplikacionit dua.com duke analizuar kështu përdorimin e opsionit të fluturimit nga ata.
Në këtë hulumtim janë analizuar 183 shtete, në të cilat janë perfshirë 3,141 qytete që janë vizituar jashtë Kosovës. Nga kjo janë identifikuar top 10 vendet më të preferuara nga kosovarët.

Është e rëndësishme të theksohet që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë përfshirë me qëllim në renditjen e top 10-shes – për arsye se këto vende mund të vizitohen edhe pa viza nga kosovarët.

Home

download-1