Seanca e parë e hetimit Prisma çoi në një ngërç të konsiderueshëm duke qenë se seanca paraprake u shty për në datën 10 maj për shkak të vlerësimeve për kërkesat e palëve civile të depozituara në gjykatën e Torinos.
Në një muaj e gjysmë, gjyqtari për seancën paraprake do të duhet të vlerësojë kërkesën e palëve civile dhe kërkesën për ngritjen e aktakuzës së klubit dhe 12 të dyshuarëve të tjerë të paraqitur nga prokuroria.
Rreth tridhjetë aksionerë të vegjël, nëpërmjet Codacons, kanë ngritur padi civile për të kërkuar dëmshpërblim nga Juventus dhe për këtë gjë është caktuar data e re e 10 maj për t’i dhënë mundësi dhe kohë avokatëve të klubit të kenë mundësinë të lexojnë kërkesat e palës civile.