Me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve ka vazhduar sot gjyqi për aksidentin tragjik në Llaskarcë. Sot u mor në pyetje eksperti Zekirija Zekiri i cili për një kohë të gjatë u bë shkak i shtyrjes së seancave gjyqësore. Pasi ekspertiza e përgatitur nga ai dhe deklaratat e mbrojtjes së pjesës më të madhe të të akuzuarve tërë fajin tentojnë t’ia hedhin shoferit të autobusit, Trifun Maniolovskit, sot avokati i tij, Lupço Miceski, i parashtroi disa pyetje Zekirit ndërsa për këto pyetje pati ankesa të shumta nga avokatët e të akuzuarve tjerë, me ç ‘rast gjykatësja Diana Gruevska Ilievska nuk lejoi pjesën më të madhe të pyetjeve. Avokati Micevski pretendon se janë bërë lëshime thelbësore në ekspertizë. Rikujtojmë që edhe prokurori publik që ndjek këtë lëndë konteston përgatitjen profesionale të ekspertit Zekirija Zekiri, i cili ka pasur disa pozita në Bashkimin Demokratik për Integrim, ankesa ndaj tij kanë pasur edhe familjarët e viktimave, të cilët sot u ankuan se deklarimet e tij nuk janë të qëndrueshme dhe se kishte ndërhyrje të vazhdueshme nga kolegët e tij, gjë që nuk është e lejuar sipas ligjit për procedurë penale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Qeveria do të dërgojë 60.000 litra ujë të pijshëm në Gostivar – nga kryetari i komunës e gjithë të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi morale
- Miteva: Nuk do të ketë selektivitet, do të sanksionohet kushdo nëse konstatohet përgjegjësi për rastin e ujit në Gostivar
- Aziri: Në mënyrë klandestine tentojnë të kalojnë Ligjin për Arsim të lartë, Kuvendi shkel rregulloren
- U zhvillua takimi i Organit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Stambollit
- Ministri Shasivari dhe drejtori i RAI-t konfirmuan angazhimin për forcimin e politikave kundër korrupsionit
- Mickoski: Vazhdojmë t’i realizojmë prioritetet që i kemi përcaktuar si Qeveri, kështu që kohërat e mira janë para nesh
- Peshevska dhe Petkoska në Parlamentin e Grave në Podgoricë
- Diaspora po kthehet: Për vetëm 24 orë, gati 10.000 kanë hyrë në vend përmes Tabanocit
- Parlamenti e konstatoi dorëheqjen e gjykatësit kushtetues Goce Naumovski
- Aksion në Gostivar, arrestohen drejtori dhe drejtues të NP “Komunalec”