Gjykata e Barcelonës e ka shpallur të pavlefshme kontratën e re të nënshkruar nga Gavi me Barcelonën.
Kjo është një fitore për Javier Tebas, presidenti i La Ligës, i cili kishte refuzuar të regjistrohej për shkak të problemeve të njohura financiare të klubit, dhe një goditje për katalanasit, e ndëshkuar me një defekt formal, pasi kërkesa është paraqitur me vonesë.
Kështu, mesfushori i talentuar mund ta gjejë veten në mënyrë të befasishme pa klub duke filluar nga 1 korriku dhe në Angli po ëndërrojnë, veçanërisht Liverpool.
Të kuqtë kanë qenë prej kohësh në gjurmët e Gavit, një mundësi me kosto të ulët dhe një alternativë e shkëlqyer për më shumë se sa Bellignham, pasi ky i fundit kushton shumë.