Finlanda: Operacionet e spiunazhit të Rusisë në vend janë dobësuar

Shërbimi Finlandez i Sigurisë dhe Inteligjencës (Supo), njoftoi se vitin e kaluar operacionet e inteligjencës së Rusisë në Finlandë u dobësuan në masë të rëndësishme.

Në një deklaratë me shkrim nga Supo, flitet për punimet që shërbimi ka kryer kundër inteligjencës ruse vitin e kaluar.

Në deklaratë paraqiten edhe deklaratat e Antti Pelttari, kreut të Supo, i cili është shprehur se “Agjencia e inteligjencës ruse në Finlandë, u reduktua përgjysmë. Arsyeja kryesore e kësaj rënieje ishin refuzimi i aplikimeve për viza dhe dëbimi i punonjësve të inteligjencës i kryer me rekomandimin e Supo”.

Kushtet e punës së inteligjencës ruse në Finlandë janë dobësuar në masë të rëndësishme, falë pakësimit të numrit të punonjësve të inteligjencës dhe kufizimeve të vendosura për kalimet nga kufiri i Rusisë, thuhet në deklaratë.

“Operacionet në emër të diplomacisë janë mjeti kryesor i inteligjencës ruse jashtë vendit. Rusia për të mbyllur deficitin në inteligjencë përpiqet të përdorë edhe spiunazhin kibernetik. Por zëvendësimi i plotë i inteligjencës njerëzore është i pamundur, për shkak se përmes spiunazhit kibernetik ajo siguron informacione të natyrës së ndryshme”, thuhet më tej në deklaratë.