Fansat e Luizit i dalin kundër, Kiara Tito humbet mijëra ndjekës në pak orë

Fansat e këngëtarit Luiz Ejllit kanë “kryqëzuar” Kiara Titon, pasi sipas tyre ajo nuk duhet të kërcente me balerinët që Big Brother i bëri surprizë të gjitha vajzave.

Të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Kiarës dhe Luizit dhe reagimet që i pasuan, nuk iu kanë pëlqyer ndjekësve dhe fansave të çiftit. Por, sjelljet e Kiarës janë gjykuar më së shumti nga ndjekësit në rrjete sociale, madje kanë arritur edhe në ofendime ndaj saj.

Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram. Që nga nata e djeshme, moderatorja ka humbur më shumë se 10 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment.

Gjatë Prime-it të mbrëmshëm, jo vetëm që nuk pati një sqarim mes Kiarës dhe Luizit, por debatet u shtuan edhe më shumë. Në asnjë moment,Luizi nuk pranoi që ka bërë gabim, madje mendon se janë bashkëfajtor dhe ai është i ndërgjgjshëm dhe nuk po ‘zgërdhihet” pas debatit që ndodhi. Në përfundim të spektaklit, “Big Brother” surprizoi vajzat me një trupë balerinësh, te të cilët shkoi edhe Kiara për të kërcyer. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luizit, e cili e shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë ashtu edhe me gjuhën e trupit. Kur Kiara u rikthye pas kërcimit, Luizi iu drejtua me fjalët: “Mezi paske pritur moj vajzë, vazhdo moj, të paktën ta di”, ndërsa moderatorja nuk reagoi në atë moment.

Luizi vijoi të flasë për këtë moment, në një tjetër diskutim me Ermionën, ku tha:

“Shiko ku jam unë jam këtu se nuk më zë vendi-vend ajo është atje, duke qeshur, duke kërcyer, sikur ka ndodhur para 1 muji ky muhabet, në një kohë që nuk dua ti vë faj faj as asaj as vetes, por për shkak të bllokimit tim, e reagimit të saj unë rrezikohem të përjashtohem. Të paktën meqë jemi bashkëfajtorë të mundohemi… e thotë “nuk ke respekt”, unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi”.

Çifti më pas pati një bisedë në orët e vona, ku sërish nuk u sqaruan, përkundrazi marrëdhënia e tyre shkoi edhe më keq nga sa ishte.