Familja e Ronaldos s’po mësohet me Arabinë, Georgina: Po na rrahin fëmijët në shkollë

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij ende po mësohen me jetën në Arabinë Saudite. Gruaja e tij, Georgina, tani është ankuar se fëmijët e tyre po ngacmohen në shkollë, shkruan DailyMail.

Ajo në një intervistë me Telemundon ka thënë se fëmijët e tyre përjetuan dhunë fizike në shkollë.

“Ka raste në shkollë kur fëmijët i godasin, dhe ata nuk mbrohen dhe nuk rezistojnë. Një ditë më erdhi njëri fëmijë në shtëpinë time dhe filloi të qajë, pyeta se çfarë ndodhi dhe mora përgjigjen: ‘Më goditi një fëmijë’, i thashë: ‘A nuk di të mbrohesh?’”, shpjegoi ajo, duke shtuar se nuk dëshiron që fëmijët e saj të jenë të dhunshëm, por duhet të dinë të mbrohen.

Georgina së fundmi ka folur për jetën në Arabinë Saudite, ku Cristiano luan për Al-Nassr. Ajo u ankua për shtëpinë e re sepse tavanet janë shumë të larta, kështu që siç thotë ajo edhe ndryshimi i llambës është problem. Përveç kësaj, ajo konsideron radikal ndryshimin kulturor.

Edhe pse kishte shqetësime për bashkëjetesën pasi nuk janë të martuar, Cristiano dhe Georgina nuk kanë asnjë problem.