Evropa e Bashkuar nuk ka alternativë

Nga Skënder MULLIQI

 

Për Kosovën  është  shumë e rëndësishme inkuadrimi në Evropën e Bashkuar.Kosova  ka nevojë për një organizim të ri shoqëror dhe politik.Kosovën duhet ta shohim si vend të modernizuar, civilizues, republikë më të drejta të pakontestueshme të te gjithë qytetarëve.Ne duhet të përballemi më situatën e tashme politike më Serbinë, të përballemi më problemet e grumbulluara, në menyrë që mos të mbesin barrë e gjeneratave të reja.Tashmë përvoja na mëson , së çdo rast I humbur  që problemet të gjejnë zgjidhje, vetëm së e komplikon edhe më shumë  situatën.Është e papranueshme që mos të pranojmë plane nese jo krejtw përfekte nga BE-ja,  siq është plani franco-gjerman, për normalizim të marrdhënjeve më Serbinë. Ajo çka ka ndodhur më shumë marrveshje në të kaluarën , që nuk ishin në favor të Kosovën, dhe ka pasur mundësi të shmangën nga ish-pushtetet,  tash është e kotë të vajtohen.Kërkohet unitet i mbarë spektritë politikë në vend, që përballja më Serbinë hegjemoniste të Vuqiqit., të jetë efikase.Duhet  opozita të këtë qëndrime të prera rreth temës së Asociacionit, e jo të vënë pyka pa nevojë, kur dihet së sa është e rëndësishme integrimi I Kosovës në BE-e, NATO dhe OKB.Kosova duhet të jetë në rrugën e drejtë të historisë të saj.Duhet të rreshtohemi në krahë të botës perëndimore, për të ekzituar si shtet, kur dihet së jemi të rrethuar në të katër anët më armiqë shekullor.Kosovës i duhet përspektiva evropiane e jo stopimi i saj.Nuk do të këtë zëvëndësim tjetër për Planin e Evropës për paqë në rajon, i cili në mbrendi është plan më bazë tw mirw  për vazhdimin e bisedimeve më Serbinë.Politikat iracionale  të ndara mbi baza ideologjike apo mbi baza të tjera nuk i duhen Kosovës.Serbia ende po ulët në dy karrige falë tolerancës të pakuptimt të bashkësisë ndërkombëtare.Është lufta në Ukrainë e cila  ka ndikur shumë që ndërkombëtarët të përkdhelin pasardhësinë e Millosheviqit në pushtet, presidentitin serb, Aleksander Vuqiq, i cili më politika ultranacionaliste dhe populizem po tenton të bëhët pjesë e BE-së. Dhe, në fund vendimet tona politike që i marrim sigurisht së nuk janë të lehta, që ti afrohemi Evropës së Bashkuar, së tjetër zgjidhje nuk kemi.Kosova ka të drejtë në ardhmerinë e saj…!