Erdogan: Kemi arrestuar 302 të dyshuar në lidhje me tërmetet në Turqi

Tërmete të fuqishme kishin goditur muaj më parë shtetin turk duke lënë të vdekur mbi 50 mijë persona.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se tashmë janë marrë masat e para rreth ndëshkimit të njerëzve që supozohet se janë shkaktarë për shembjen e shumë ndërtesave, ku mbetën të vdekur dhjetëra mijëra persona, raporton dailysabah.

“Prokurorët turq nisën veprime ligjore kundër 1364 të dyshuarve, 302 janë arrestuar si pjesë e hetimeve pas tërmeteve të 6 shkurtit”, ka pohuar ai.

Theksojmë se dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 shkallësh të Rihterit kishin goditur Turqinë duke shkaktuar dëmtimin e mbi dhjetë ndërtesave kolektive.

Ndërkohë, ka filluar procesi i ndërtimit të 46 mijë e 300 shtëpive në 11 provincat e prekura nga tërmeti, raporton aa.

Ndryshe, dy pllaka masive tektonike, ajo arabe dhe euroaziatike, takohen nën provincat juglindore ku ndodhen edhe tërmetet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo