EMRI/ Kreu veprime të turpshme me të miturin, kush është njerku i arrestuar edhe më parë për dhunë në familje


Bledi Sinanllari dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me 15 vjeçarin qe rezulton të jetë djali i bashkëjetueses se tij.

Ngacmimi ka ndodhur ne gusht të vitit të kaluar por denoncimi ne polici është bërë disa ditë me parë. Pas denoncimit të të miturit, policia e Pogradecit e ka shpallur në kërkim autorin, i cili u arrestua dje, bën me dije gazetari i ABC News, Roland Beqiraj.

I mituri dhe autori i përkasin komunitetit egjiptian. Mësohet se Sinanllari është dënuar më herët për dhunë në familje./abcnews.al