“E desha për vite”, Luizi tregon pse u nda nga vajza e Jozefina Topallit


Kiara Tito, e cila ka nisur një histori dashurie me Luiz Ejllin brenda shtëpisë së Big Brother, është interesuar për jetën e tij dhe e ka pyetur Luizin se sa herë është dashuruar në jetë.

Luizi ka folur për lidhjen që ka pasur me vajzën e Jozefina Topallit, por nuk ka dhënë shumë detaje duke thënë se do ia tregojë ato Kiarës pasi të dalë nga shtëpia.

Kiara: Luiz sa herë ke qenë i dashuruar në jetën tënde? Po të pyes seriozisht tani.
Luiz: Vetëm një her ka ndodhur dhe ka zgjatur me vite. Tani u shua sepse u ftoh dhe detajet do ti tregoj kur të dalim jashtë. Vetëm një herë kam ndierë. por u ftoh marrëdhënia dhe shkuam drejt ndarjes. Detajet do i tregoj jashtë por gëzoj respekt.

Luiz: Nuk besoja te dashuria me shikim të parë por tani … (qesh).