Dyshja e ëndrrave e Shkëndijës së Tetovës, Hisar Ali dhe Albion Musliu në turneun ndërkombëtarë në Bullgari

Shkëndija e Tetovës vazhdon me performancën e shkëlqyer te grupmoshat duke bërë që shumë talentë të këtij klubi tashmë të jenë në shënjestër jo vetëm të klubeve prestigjioze por edhe e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut shkruan Tetovasot.

Në vijë të kësaj një tjetër mundësi e gjeneratës U16 vjen përmes një turneu ndërkombëtarë ku janë thirrur edhe disa futbollistë të Shkëndijës përfshirë të përhershmin Hisar Ali Cali por edhe Albion Musliu dhe Onur Beshir dhe Artan Ismaili .
Ata janë të ftuar për të qenë pjesë e këtij evenimenti të madh të futbollit ku do jenë edhe Reprezentacione të tjera të forta në përballjet mes tyre.
Nga 17.03.2023 deri 27.03.2023 Maqedonia e Veriut U-16 do të merr pjesë në turneun ndërkombëtarë që do të luhet në Varna tē Bullgarisë .Përveç Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U-16, do të jenë edhe Bulgaria U-16,Kosova U-16 dhe Gjibraltari U-16.Tetovasot