Dy tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

Dy tërmete prej 4.7 dhe 4.1 ballësh janë regjistruar në Shqipëri, në orët e para të ditës së sotme, shkruan Klan Macedonia.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë në zonën e Ersekës me një thellësi prej 10 kilometrash.

Dridhjet e tokës janë ndjerë në të gjithë Shqipërinë, por edhe në vendet fqinje, Maqedoni e Greqi.

Një tërmet i tretë prej 3.7 ballësh është regjistruar edhe në Greqi, disa minuta pas atyre në Shqipëri.

Nuk ka raportime për dëme nga tërmeti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo