Garda Nacionale e Iovas ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale se dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga pjesëtarë të KFOR-it amerikan në Kampin Bondsteel dhe pritet të marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë.
Kjo garë prestigjioze, mbledh ushtarë nga e gjitha bota në SHBA për të dëshmuar shkathtësitë e tyre luftarake.
Dy ushtarët, Astrit Gashi dhe Sokol Hoxha, do të udhëtojnë në SHBA pas disa javësh.
“Miqtë tanë në Komandën Rajonale të KFOR-it-Lindje së fundi ndihmuan në trajnimin e 2 anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për detyrat dhe stërvitjet e luftëtarëve Kamp Bondsteel”, thuhet në njoftim.
“Pas pak javësh, OR-5 Atrit Gashi & OR-3 Sokol Hoxha do të udhëtojnë me sponsorët e tyre për të garuar në Garën e Luftëtarit më të Mirë të IA-s”, përfundon njoftimi.
Our friends at KFOR Regional Command-East recently helped train 2 Kosovo Security Force members on warrior tasks & drills @ Camp Bondsteel🇽🇰
In a few weeks, OR-5 Atrit Gashi & OR-3 Sokol Hoxha will travel with their sponsors to compete in the IA Best Warrior Competition pic.twitter.com/lVeAoFb7PZ
— Iowa National Guard (@IowaNatGuard) March 20, 2023