Durrës: Policia në kërkim të një 32-vjeçari, dyshohet për plagosje të rëndë me dashje

Një 32-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka kryer kontroll në banesën e 32-vjeçarit me iniciale F. D, ku gjetën dhe sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar babai I tij, derisa kërkimi për 32-vjeçarin është duke vazhduuar.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftim.