Dortmundi fiton ndaj Leipzigut dhe merr primatin në Bundesligë

Borussia Dortmund është liderja e re e Bundesligës.

Verdhezinjtë triumfuan në shtëpi ndaj Leipzigut me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit gjerman.

Marco Reus kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, duke shënuar nga penalltia.

Epërsia u dyfishua nga Emre Can që realizoi në minutën e 39-të.

Leipzig arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 74-të përmes Emil Forsberg.

Me këtë fitore, Borussia Dortmund është lidere në renditjen tabelare me 49 pikë, tri më shumë se Bayern Munich që ka një ndeshje më pak të luajtur.