Dimër në pranverë, bora mbulon Bogën


Dimri nuk ka ikur nga Shkodra dhe pse jemi në fund të marsit. Gazetari Simon Shkreli bën me dije se fshati Bogë është veshur me petkun e bardhë të borës.

ADVERTISING

Sipas tij në zonat malore të Shkodrës bora është prezente dhe pse tashmë zyrtarisht jemi në pranvere.

Ndër të tjera ai ka theksuar se reshjet e borës kanë qenë më të dendura në aksin që lidh Bogë-Qafë Thore dhe Theth.

Ndërkaq kujtojmë se në orët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe ulje të ndjeshme të temperature të ajrit.