Analisti Frrok Çupi e krahasoi Sali Berishën me “pijanecët e lagjes”. Gjatë intervistës që dha për Tirana Live në Abc News me moderatoren Elisa Gjerani, analisti theksoi se një njeri që ka mbajtur poste të lartë në vend nuk mund të flasë pa lidhje dhe me një gjuhë që nuk i shkon për shtat.
“Kuptoj që po paketon gjithçka që ka në mendje, nga koha e studentëve, emigrimi i njerëzve, përdor çdo gjë që i vjen në mendje pa një plan, pa impakt apo ndërgjegje se po del para publikut. Ai ka qenë president dhe kryeministër dhe flet gjëra pa lidhje, ordinere.
Kjo historia që qeveria do të sjellë pakistanezë. Kjo është një gjë që nuk mund ta përdorë një njeri me mend. Kjo është një shprehje që e flasin që në mëngjes pijanecët e lagjes, shkojnë në disa lokale, pinë raki dhe thonë do të na vijnë zezakët në Shqipëri.
Ta thotë një njeri që ka qenë në poste të larta është e rëndë“, tha ai./abcnews.al