Chelsea ka një interes të vërtetë për menaxherin e Brighton, Roberto de Zerbi dhe ai do të dëshironte të zëvendësonte Graham Potter, thanë burimet për Football Insider.
Hierarkia e Bluve po e shikon De Zerbin si një nga pretendentët e mundshëm në rast se ata ndryshojnë trajnerin e tyre.
Italiani, 43 vjeç, konsiderohet si një menaxher i nivelit të lartë nga Chelsea duke pasur parasysh suksesin e menjëhershëm që ka pasur në Premier League me Brighton dhe historikun e tij të suksesshëm të punës me lojtarë të rinj.
Potter është vënë nën vëzhgim të shtuar në javët e fundit për shkak të rezultateve të mjerueshme të skuadrës së tij dhe pamundësisë për të shënuar gola.
Klubi londinez ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit dhe është i dhjeti në tabelën e Premier League.