Chelsea rikthehet te fitorja pas pesë ndeshjeve, mposht Leedsin

Pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore (tri barazimeve e dy humbjeve), Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Graham Potter shënoi sot fitore minimale ndaj Leeds United, në kuadër të javës së 26-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Blutë” e shënoi Wesley Fofana, në minutën e 53-të.

Chelsea pas kësaj fitore ka 34 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë.

Leeds United ndodhet në pozitën e 17-të me 22 pikë.