Biznesmeni i famshëm kosovar bën premtimin publik: Nëse Luizi nuk fiton BBV, unë do i jap 100 mijë euro

Ofertat për “fenomenin” e 2023-shit, Luizin kanë qenë nga më të ndryshmet. Fansat shqiptarë nga e gjithë bota kanë bërë premtime të mëdha, si apartamente, makina e shuma të konsiderueshme.

Së fundmi, biznesmeni kosovar ka bërë premtimin e madh gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai ka thënë se do t’i dhurojë banorit të Big Brother 100 mijë euro, nëse nuk i japin çmimin e madh. Ai thotë se dhurimin e lekëve do ta bëjë publike.

“Luiz Kingu. Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100.000 euro Luizit. Do e bëj edhe publike”, shprehet Fisnik Syla në Instagram.

Ndonëse këto ditë nuk kanë qenë të lehta për Sylën, pas akuzave të këngëtares Fjolla Morina, por ai sërish iu është përgjigjur ndjekësve të tij në Instagram.