Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann fitoi në udhëtim kundër Stuttgartit.
Ndeshja e zhvilluar në “Mercedes-Benz Arena” përfundoi me rezultatin 1:2.
Matthijs de Ligt (39′) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (62′) shënuan në fitoren e kampionëve gjermanë.
Juan Jose Perea (88′) e shënoi golin e vetëm për vendasit.
Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe kryeson në tabelë, por me pikë të njëjta me Borussia Dortmundin.
Stuttgarti ndodhet në pozitën e 15-të me 19 pikë.